Nje aksident ka ndodhur ne aksin Elbasan Metalurgji ku paraprakisht raportohet se nje makine ka perpalsur nje kembesor i cili ka nderruar jete.Mesohet se këmbësori është rreth 41 vjeç,banor i lagjes.

.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, shtetasi K. R., 27 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”,ka aksidentuar shtetasin G. F., 41 vjeç, banues në Elbasan, këmbësor.
Si pasojë shtetasi G. F., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë për në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit/Egnatia news