Në qarkun e Gjirokastrës vazhdojnë reshjet e shiut. Lumenjtë Vjosa dhe Drino kanë shtuar prurjet ku në pikë matjen e Memaliajt niveli ka shkuar 6 metër.

about:blank

Problematikë mbetet furnizimi me energji elektrike pasi nënstacionet elektrike janë të detyruara që të stakojnë fiderat për shkak të defekteve në rrjetet e shpërndarjes të tensionit, të lartë dhe të mesëm. Rrugët kombëtare informon Autoritetit Rrugor Jugor janë të kalueshme.

Forcat dhe mjetet e ARJ janë në terren. Furnizimi me ujë të pijshëm është i pa ndërprerë. Shtabet e Emergjencave Civile janë në gatishmëri dhe raportojnë periodikisht pranë Prefektit të qarkut për situatat emergjente