Një shpërthim i fuqishëm thuhet se është dëgjuar mbrëmjen e sotme në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të vendit.
Dy banorë të zonës i thanë mediave vendase se shpërthimi ishte i fuqishëm, ndërsa ende nuk dihen më tepër detaje.
Deri më tani policia e Kosovës nuk ka reaguar në lidhje me këtë shpërthim, ndërkohë këto shpërthime po vijojnë të dëgjohen në veri të Kosovës prej ditësh.
Aktualisht, rruga drejt Jarinjës, në fshatin Rudarë dhe ajo e Bërnjakut, janë të bllokuara nga serbët me kamionë e autobusë.