Argjentina ka mundur të fitojë në gjysmëfinale ndaj Kroacisë me rezultatin 3-0 dhe kështu ka prerë biletën për në finalen e madhe të datës 18 dhjetor

Sfida nisi mirë për Kroacinë, ku mesfusha ishte e vendosur mirë dhe po tregohej e rrezikshme me fizikun dhe presingun e tyre. Pas një loje pothuajse të balancuar, Argjentina gjen golin e parë.

Në minutën e 34-të, Messi realizon golin e parë pas një penalltie të fituar nga Julian Alvarez, ku me këtë gol “pleshti” kalon edhe Batistutën me golat në Botëror me Argjentinën.

Nuk zgjati shumë, ku pas 5 minutash, Julian Alvarez me një shpejtësi marramendëse dhe me pak fat, deporton deri në zonën e Livakovic dhe shënon golin e dytë, duke i dërguar kështu ekipet me këtë rezultat në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë starton me një formacion më sulmues për Kroacinë, por asgjë nuk ndryshoi. Në minutën e 69-të, Messi dhuron spektakël duke marrë topin në krahun e djathtë dhe ka dribluar mjeshtërisht disa herë mbrojtësin shtatlartë Gvardiol, ku pasi është futur në zonën kundërshtare, ka dërguar topin në këmbët e Alvarez dhe sulmuesi i Manchester City shënon edhe golin e dytë të tij dhe të tretin për Argjentinën duke i dhënë sigurinë për biletën e finales së Katar 2022.

Në minutën e 74-të kishte minuta edhe për Dybala, ku lojtari i Romës debuton në këtë Kupë Bote në gjysmëfinale, pasi ka vuajtur një dëmtim.

about:blank

Argjentina tashmë prek finalen dhe Messi shpreson ta fitojë këtë bashkë me skuadrën e tij, ku nëse ngre në qiell këtë trofe të rëndësishëm, ai tashmë do t’i kishte kompletuar dollapin e tij të trofeve.

Argjentina kështu do të presë finalistin e radhës, ku ditën e nesërme do të luaj Franca ndaj Marokut./h.ll/abcnews.