Banorët e pallatit nr 4 në rrugën “Myslym Keta” kundërshtojnë shembjen e pallatit.

Banorët thonë se nuk ka vendim gjykate për prishjen e pallatit dhe se shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë.

Banori: “Nuk ka asnjë bazë ligjore. Nuk thuhet se mbi çfarë vendimi të këshillit bashkiak merret ky vendim”

Jo vetëm kaq ata kanë bërë një akt ekspertimi privat që  ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2

Banori: “Ka prezencë lagështirë mirëmbajtje dhe riparimi kushton 18 mulinë ndërsa këta duan të shkatërrojnë ktëë godinë. Duan të marrin pronën, tokën e të largojnë njerëzit. Pa asnjë urdhër punë në orën 01:30 të natës kanë ardhur e prerë dritat. OSHEE ka kontratë me banorët jo bashkinë. Uji ka kontratë me banorët. Kanë detyrim ligjor të njoftojmë. Çfarë jemi ne këtu kafshë? Kemi tre vjet me makinacione.

Nëse do të ishte me rrezik pse i lanë 3 vjet tek këto pallate ngrenë pyetjen banorët

Banori: U thamë atëherë nëse është me rrezik prisheni që të mos kthejmë kokën. Por nga ekspertiza që u bë na kthyen vetë këtu. Rindërtuam shtëpitë sipas nevojave. Nuk kemi asnjë rrezik. Por dhe detyrimi që ke si kryetar bashkie është për të gjithë.

“Kryetari i bashkisë nuk është vetëm për një krah. Është për të gjithë popullin. Edhe qentë e rrugëve kryetari ka përgjegjësi ti sistemojë,jo më njerëzit. 

Banorët thonë se atyre nuk i është premtuar asnjë formë strehimi. 

Në krah të tyre ka shkuar kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi dhe anëtarë të këshillit kombëtar të PD-së.