Kryeministri Edi Rama është ndalur paraditen e kësaj të mërkure në qytetin e Shkodrës, ku po takon në një nga kafet e qytetit kandidatët për deputetë të PS-së në këtë qark.
Siç shihet dhe nga pamjet në videon e mëposhtme, Rama ka zbritur nga makina e tij pranë pedonales së qytetit, dhe ka takuar disa prej kandidatëve për deputetë në qarkun verior.
Shkodra ka mbetur një prej bastioneve të së djathtës, dhe e vetmja bashki që drejtohet ende nga një përfaqësuese e PD-së si Voltana Ademi.
Më herët gjatë ditës së sotme Rama ka qenë në Bashkinë e Vaut të Dejës ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit, ndërkohë që dhe në Shkodër pritet që të bëjë të njëjtën gjë.
(E.K/Faxweb.al)