Një 39 vjeçar shqiptar është arestuar në Itali, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë arestimit të tij ka rënë në pranga edhe një 29 vjeçar italian.
Fillimisht i riu italian është sinjalizuar nga policia e Frolit, pasi u kap me cigare dhe një tabletë ekstazi. Menjëherë është shoqëruar për në banesë dhe më pas të kryhej kontrolli fizik.
Gjatë kontrollit fizik në banesë, është gjendur 39-vjeçari shqiptar i cili ka qëndruar në Itali ilegalisht, duke paketuar dozat e kokainës. Policia sekuestroi 11 doza 0.50 kokainë dhe 45 gr të tjera, 5 gr marjiuanë, 7 tableta ekstazi, së bashku me materialin e paketimit dhe 900 euro. Të dy u arrestuan në vepër me akuzën e ndalimit për qëllime shpërndarjeje droge.