Policia vazhdon kërkimet për kapjen e autorit të plagosjes së djeshme në qytetin e Fierit, Altin Veizaj (më parë Nika).
Gjatë kontrolleve është gjetur makina tip “Toyota” me të cilën autori u largua nga vendi i ngjarjes.
Abc News mëson se mjeti është gjetur në fshatin Patos dhe gjatë kontrollit në makinë është gjetur arma tip pistoletë më të cilën plagosi Dashamir Muçën.
Kërkimet për kapjen e Veizajt vazhdojnë ende.
Kujtojmë që ngjarja pranë parukerisë në pronësi të të plagosurit në të cilën punonte bashkëshortja e tij.
Muça vazhdon të jetë i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.
Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.r.t/abcnews.al