Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika të shumta pothuajse në të gjithë territorin e vendit tonë. Në qytetin e Durrësit disa rrugë janë përmbytur duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe për lëvizjet e kalimtarëve.
Gjithashtu për shkak të motit të paqëndrueshëm, edhe natën e kaluar ka pasur probleme në nisjen e trageteve nga portet e Durrësit dhe Barit, duke regjistruar vonesa të theksuara. Konkretisht, dy tragetet që ishin parashikuar për nisje drejt Barit natën e kaluar, në orën 23.00, kanë arritur të nisen mëngjesin e sotëm, përkatësisht 08:00 dhe 08:10.
Po ashtu tragetet nga Bari drejt Durrësit priten të mbërrijnë me vonesë, për shkak të nisjes me disa orë vonesë nga porti i Barit.