Në një intervistë për Ora News, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku u shpreh se teknikisht ka akoma mundësi që të dy PD-të të gjejnë gjuhën e përbashkët për kandidatët e 14 majit.

Ai tha se nëse pala e PD-së zyrtare nuk konteston kandidatët e Rithemelimit atëherë nuk është probleme që këta kandidatë të jenë në 14 maj.

Ai shtoi se ama nuk mund të imponohen figura të tilla, sidomos kur disa figura janë të kontestuara dhe se sipas tij, nuk janë fitues në zgjedhje.

Çollaku: Teorikisht a ka mundësi që të gjejmë një gjuhë të përbashkët? Po, nëse ka një vullnet të përbashkët. Kandidatët e primarëve mund të rishikohen edhe një herë, ku në proceset që pala tjerët nuk konteston emrat dhe mund të gjendet një formulë përbashkimi. Ndërsa kur këto kandidatë imponohen dhe na akuzojnë se po luajmë rolin e Ramës, atëherë jo. Është shumë e vështirë, por mund të gjendet një formulë rivlerësimi për kandidatët e primareve. Nëse janë lënë jashtë strukturat demokrate dhe kandidatët nuk fitojnë, atëherë ne kemi përgjithësi të nxjerrim emra të mirë dhe që fitojnë.

Ka një kontest nga Rithemelimi për të krijuar struktura paralele. Rithemelimi mbajti një kongres në stadium, ndërsa PD-ja zyrtare një kongres në Pallatin e Kongreseve dhe legjitimiteti i këtyre dy kongreseve kontestohet. Nuk gjetëm një lloj përbashkimi, pasi ata njohin vetëm kongresin e 11 dhjetorit. Patjetër që Berisha është figura më e rëndësishme e PD-së, por çështja është se kur ka debate të tilla delikate dhe vendime me rëndësi duhet që legjitimitetin ta ketë ai që ka shumicën e votës. Ne nuk kontestojmë shumicën, por që janë marrë vendimi të pa verifikuara.