Nga Erion Murataj
Gjithçka gati për 14 Majin.
Njerëz pa shpresë e të uritur për të provuar ndryshim. 16 vite staniacion dhe lidership i ngjitur nga pislleku në karrige.
Bilanc i papërfillshëm dhe eksod masiv. Kjo është panorama. Kaq do mjaftonte edhe në Zululand që të mos diskutohej fitorja e opozites. Por! Kjo e fundit duket se as nuk e ka plan fitoren. Njëri ka kapur bidonin e benzinës, tjetri mllefin e turmës për të shyqer portat dhe askush nuk flet për alternativë.
Dhe pse bashkë-gatues të çorbës 32- vjeçare me Ramën, për njerzit dhe shpresën askujt nuk i intereson. Secili mban shtrënguar fortë nga një element logjistik që do i shërbente qytetarëve për të provuar ndryshimin. Mos flasim pastaj për ereksionin që kanë për të akuzuar njera-tjetrën si paterica e dashnore të Ramës.
Duket gati si thirrje për të fituar kush e kush e para një vend në prehrin e tij pasi mesa duket ai i ka provuar të dyja. Kushdo që mendon një alternativë për njerzit quhet i shitur edhe pse mund të jetë shkrepsja që ndez benzinën që do të digjte pisllekun ku turma do të shërbente më pas si këmbsori për të ngritur flamurin.
Por në horizont ska shpresë, duket më shumë luftë për prehrin e Ramës sesa deshirë për të plotesuar logjistiken me shkrepsen e shpreses.