Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen Xhemaj në njësine administrative Cakran ne Fier.
Flaket janë pikasur nga fqinjët dhe banorët e lagjes, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.
Sipas informacioneve paraprake zjarri ka rënë në dhomën e gatimit ndërkohë që zjarrfikëset jane duke shkuar në vendngjarje për të bërë mundur shuarjen e flakeve.
Si pasoje e flakëve janë shkrumbuar të gjitha orenditë ndërkohë që nuk ka te lënduar.