Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo falë depërtimit të Anticiklonit të Azoreve deri në europën qëndrore. Ky depërtim i rrallë për periudhën që ndodhemi; do të sjellë jo vetëm mot të qëndrueshëm por gjithashtu rritje graduale të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës kjo për shkak të masave ajrore më të ngrohta.
Në këtë mënyrë moti për të gjithë javën parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë kryesisht me drejtim nga kuadrati I veriut mesatare me shpejtësi 1-7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës e fortë dhe shpejtësi deri në 10-14m/s.