Analisti Enton Abilekaj ka folur për lëvizjen e fundit të Sali Berishës, që ka shpallur një “revolucion”, me qëllimin final “rrëzimin e Edi Ramës”.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Abilekaj tha se nëse opozita nuk radikalizohet, atëherë më mirë të lërë xhirot në bulevard dhe të fokusohet te zgjedhjet.
“Ajo që pamë të shtunën, e marrë veç, si një protestë e vetmuar, nuk është asgjë përveçse një imitim i asaj që bëntë Basha. Po të shohësh atë që ndodhi sot te Parlamenti, mendoj se nuk është protestë e izoluar, por do të vijojë si një aksion për mosbindje civile dhe destabilizmin politik. A është ky mjeti që mund ta realizojë? Mendoj se këto protesta nuk janë të mjaftueshme për ta realizuar.
Edhe Basha bëri zinxhir protestash dhe në fund fare kishim vetëm 60 deputetë pa mandate dhe 60 bashki që mori Partia Socialiste.
Mendoj që nëse nuk ka një projekt dhe plan, se si nëpërmjet mosbindjes civile do të arrijnë zgjedhjet e parakohshme pa Ramën, mendoj se ky mund, për të bërë parakalime me kapsolla, mendoj se është i kotë. Më mirë të përqëndrohet te zgjedhjet lokale sesa te këto parakalime. Nëse do të ishte fillimi i një rruge radikale, është gjë tjetër.
Më radikalja ishte ajo e zotit Basha, por u dorëzua në kulmin e radikalizmit.
A do të zgjedhë opozita rrugë radikale? Atëherë do të kishim opozitë jashtë parlamentit dhe institucioneve. A e ka opozita mundësinë të bëjë mosbindje civile në çdo qelizë të shoqërisë? Kjo duhet parë”, tha Abilekaj.