Një person ka humbur jetën gjatë një shpërthimi në një fabrikë në Slloveni.
Në zonën e Vrhnikës, një shpërthim i fortë është dëgjuar në fabrikën që prodhon mjete piroteknike. Ndërkohë, nga shpërthimi humbi jetën një grua dhe u plagosën dy meshkuj, të cilët u dërguan në Qendrën Klinike të Lubjanës për trajtim të mëtejme.
Zona është rrethuar nga policia, ndërsa po punohet për shuarjen e zjarrit.