Nga Erion Murataj

20 Shkurti nuk është ditë për të festuar.
Në fakt nuk mund as të krenohemi më me të.
Nëse para 32 vitesh menduam se rrëzuam diktaturën sot konstatojmë në mënyrë fatkeqe se rrëzuam një bust e lartësuam disa diktatorë në parcela partish që shesin këdo e gjithçka për pushtet dhe para .
Diktatorë të mëdhenj po edhe diktatorë të vegjël.
Diktatorë pa princip, pa moral, pa burrni, pa din e pa iman .
32 vjet më parë zbrazëm mllefin kundër një busti që simbolizonte por që në të vërtetë kishte vdekur.
Panoramë e trishtë duke bërë cubin me të vdekur e buste është helmi që diktatorë na kanë dhënë si karamele në çdo kohë për shekuj me rradhë.
Kjo natyra si lavire që qan për nderin pasi pranon pagesën dhe shitjen kërrcet shumë tek ata që nuk pranojnë shtypjen.
Keqardhje për syleshët që sot gëzojnë.
32 vite më parë diktatorët na dhanë lejen të flasim si shpërblim të rrëzimit të bustit.
Na hoqen plumbin kokës dhe na detyruan të iknim e linim vatrat bosh .
Diktatorët janë ata që sot i shohim si alternativa për të cilët bëjmë duart gjak e fytyren b…!
Rroftë busti, poshtë diktatorët!