Nga Erion Murataj
E kuptoj virusin “I.M” por tek Luçiano se di pse shpresoja që do të funksiononte vaksina.
Kot e pata, teksa shitën gjithë Shqipërinë tek Ilir Meta edhe profesori s’mund të bënte përjashtim.
E kuptoj, nevojë për të bërë diçka.
Por me emërime kryetarësh partish anonime që puthin pllakat ku kalon Luçi nuk ka shanse fitoreje.
Për të mos folur për datën e marrëveshjes!
Mirë ata të vobektit i futi në llogore, po talljen e “menderes” me elbasanasit mund ta kursente.
Bie fjala kishte ditë e në 2 Prillit edhe pse për dreq kjo datë binte e diel dhe mbase kamuflohej, jo për gjë po në Elbasan s’kemi as ngjala e s’dua ta mendoj me çfarë produkti të ngjashëm mund ti ketë gostitur në 1 pri6ll kryetarët e emëruar profesor Boçi.
E megjithatë ai i qëndroi besnik parimeve të partisë nga e cila kandidon .
U dha ngjalë apo diçka të ngjashme të ftuarve kjo do ngeli enigëm por ai qëndroi shkëmb graniti buzë Lirisë së partisë së Ilir Metës që aq shumë e shante nga “dashuria” vite më parë .
Urime o “kryetar” kujdes se pas 1 Prillit s’dihet ç’hani ngjalë apo … diçka të ngjashme.