Një konflikt ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të një lokali në zonën e spitalit “Nënë Tereza”, mes dy grupeve rivale.

Një prej të rinjve që është përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Mësohet se policia ka shoqëruar disa prej të rinjve dhe ka sekuestruar armën e përdorur gjatë konfliktit.

Burime bëjnë me dije se njëri prej të rinjve ka marrë dëmtime në këmbë. Shkak për konfliktin dyshohet të jetë bërë ngacmimi i një vajze.

Numri i personave të shoqëruar ka shkuar në 8, ndërsa nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.