Në Bashkinë Himarë, interesi për të votuar në këto zgjedhje ka qenë tepër i lartë.
Pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe marrjen e masës me burg, nga Gjykata e Vlorës, pati reagime të shumta dhe nga shteti fqinj Greqia, ku nuk mungoi interesi i madh i zyrtarëve atje.
Siç shihet dhe nga pamjet, në Himarë, ditën e sotme kanë mbërritur autobusë me shumë qytetarë të cilët priten të votojnë.
I pyetur nga gazetarja, një prej qytetarëve është shprehur që situata e zgjedhjeve është e vështirë.
Sakaq, nëse do të votojë apo jo Fredi Belerin, qytetari nuk ka dashur të japë një përgjigje, duke artikuluar këtu, fshehtësinë e votës.
Gazetarja: Keni ardhur nga Greqia për të votuar?
Qytetari: Po.
Gazetarja: Si e shikoni situatën?
Qytetari: E vështirë.
Gazetarja: E vështirë për çfarë, do ta mbështesni z.Belerin sot?
Qytetari: Është e fshehtë vota, e fshehtë.