Mostra e eshtrave të dyshuara që i përkisnin biznesmenit italian, Davide Pecorellit të mbërritura nga Shqipëria në shtetin fqinj, rezultuan të ishin të papërdorshme për të nxjerrë ADN-në. Eshtrat do të krahasohej me atë të familjarëve të sipërmarrësit të San Giustino që u zhduk gjatë një udhëtimi pune në zonën e Pukës në Janar të këtij viti.
Prandaj Skuadra italiane e ngarkuar me çështjen nga Prokurori Publik i Perugia, iu ka kërkuar hetuesve shqiptarë për gjetje të mëtejshme të provave dhe materialeve që do ti shërbenin hetimit. Duke supozuar se materiali biologjik është akoma i disponueshëm në Shqipëri, nuk është e mundur të parashikohet data e dërgesës në Itali dhe, mbi të gjitha, vlefshmëria e tij për një ekzaminim të besueshëm.
Fax News ka raportuar javë më parë rreth përfshirjes në hetime të pistës se zhdukja e biznesmenit mund të kishte ndodhur për pazare të drogës. Në Shqipëri është duke u hetuar në të gjitha pistat, përfshirë edhe mundësinë e përfshirjes së Pecorellit në trafikun e narkotikëve.
Davide Pecorelli, 45 vjeç, me aktivitet në hotelierinë dhe sallonet e bukurisë, zbarkoi në aeroportin e Rinasit në 3 Janar. Ai mori me qira një automjet tip Skoda Fabia, e gjetur pesë ditë më vonë në rrugën e vjetër në Shpal të Pukës. Në kabinën em mjetit u gjet një telefon celular dhe një orë qëdyshohet ti përkasin biznesmenit italian.
Eshtrat e Pecorellit ishin dërguar në shtetin fqinj me kërkesë të këtij të fundit të cilat do të krahasosheshin em vëllain e të zhdukurit, por me sa duket ka rezultuar pa sukses.
(R.G/Faxweb.al)