Aktivistja suedeze e mjedisit, Greta Thunberg, është arrestuar pasi ka bllokuar rrugën për pesë ditë bashkë me disa anëtarë të tjerë të organizatës “Ta tillbaka framtiden”.

Siç raportohet, Thunberg është tërhequr zvarrë nga policia dhe është arrestuar pasi ka bllokuar cisternat e naftës në portin Malmo, raportoi “The Telegraph”.

Aktivistja është arrestuar disa herë më parë për aktivizmin e saj, përfshirë në Gjermani dhe në Oslo, për shkak të protestave ku përfshihej.