Mediumi beIN Sports raporton sot se Barcelona ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain për Neymarin.

Sulmuesi brazilian mund të bëjë një rikthim spektakolar në “Camp Nou”. Sipas beIN Sports, palët janë marrë vesh në gjithçka, përveç në pagën e lojtarit.

Kampioni i La Ligas dëshiron që PSG të paguajë shumicën e pagave të tij për të arritur një marrëveshje.