Partia Socialiste ka dorëzuar raportim në Këshillin e Mandateve sot për kërkesën për arrestim të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.
PS është shprehur pro autorizimit për arrestimin e Ahmetaj.
Raportin e dorëzoi dhe PD përmes Gazmend Bardhit.
Të hënën do të zhvillohet dhe një seancë e posacme ndërsa Këshilli i Mandateve do të mblidhet të premten.
Avokati i ish-ministrit Arben Ahmetaj ka folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve teksa deklaroi se Ahmetaj ka nisur përballjen e tij me drejtësinë momentalisht. I pyetur nëse Ahmetaj do kthehet në Shqipëri, ai u shpreh se është e drejta e ish-zv. kryeministrit nëse do vijë në vend apo jo.