Tashmë gjithçka është vulor. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur të vazhdojë me sanksionet ndaj Komiteteve Olimpike të Rusisë e Bjellorusisë, teksa është vendosur se këto dy komitete nuk do të marrin, më 26 korrik ftesën për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Ftesat për pjesëmarrjen e sportistëve do të dërgohen më 26 korrik 2023 për 203 komitetet anëtare, atletët e të cilave do kanë fituar të drejtën për të garuar dhe dy shtetet e lartpërmendura përjashtohen për shkak të luftës në Ukrainë.
Mirëpo, sërish Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur të mos pezullojë lojtarë, por vetëm Federata, teksa atletët kanë “mundësinë e artë” për fituar medalje, nëse garojnë si neutralë nën flamurin olimpik. /i.m /abcnews