Është arrestuar nga policia Kledi Çyrbja,18-vjeçari i cili mesditën e kësaj të shtune plagosi me armë zjarri 30-vjeçarin Saimir Bega në Shijak.

Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 13:20 dhe sipas policisë erdhi si pasojë e një konflikti të çastit.

I plagosuri, 30-vjeçari Saimir Bega u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 18-vjeçari u largua në vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar pak kohë më pas.

Njoftimi i Policisë:

Shijak/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë mesditën e sotme, për plagosjen me armë zjarri të një 30-vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta, është vënë në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi K. Ç., 18 vjeç.