Gjashtë turistë kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua pas kontaktit me kabllot elektrike, teksa po përpiqej të ulej në Siberi.

Ngjarja ka ndodhur në republikën Altai, pjesa lindore e Rusisë në kufi me Mongolinë. Në bordin e helikopterit Mi-8 që u rrëzua dhe shpërtheu në flakë ndodheshin 15 persona, tre prej të cilëve pilotë.

Në bord ndodheshin 3 anëtarë të ekuipazhit dhe 12 pasagjerë, informacioni për gjendjen e tyre është duke u specifikuar”, bëri me dije Agjencia Federale e Transportit Ajror.

Përveç 6 viktimave, tre pasagjerë të tjerë mendohet se janë në gjendje kritike.