Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka siguruar të gjithë qytetarët, që në 25 prill njësia nr.11 në Tiranë, ekzaktësisht zona e Laprakës, ku do të kryhet votimi elektronik është 100% e sigurtë.
Po ashtu Celibashi ka siguruar se edhe procesi i votimit në të gjithë Shqipërinë do të jetë i sigurtë.
Celibashi: Procesi është 100% i sigurtë në çdo pikëpamje dhe nuk ka asnjë shans që dikush tjetër të manipulojë procesin. Procedurat e votimit janë 100% të sigurta, integriteti dhe rezultati do të reflektojë 100% vullnetin e zgjedhësve. Kjo sa i përket procesit të votimit nëpërmjet pajisjeve elektronike. Edhe në tërësi, në këtë njësi, ashtu si edhe njësitë e tjera zgjedhore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ofron i gjithë procesi përgatitor për mos cenimin e integritetit të votës.
Më herët kreu i KQZ-së ka shpjeguar se në të gjitha qendrat e votimit në vend do të jenë të vendosura kamera vëzhgimi, të cilat nuk do të cenojnë privatësinë e qytetarëve në hedhjen e votave.
Top Channel