Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohet votimi elektronik dhe njësia që është përzgjedhur është njësia numër 10 në Tiranë.

Këtë të premte në KQZ kanë mbërritur edhe pajisjet elektronike që do të përdoren në zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit. Në një konferencë për mediat përfaqësuesit e KQZ-së janë pyetur se çfarë do të ndodh nëse pajisja elektronike e votimit do të prishet ditën e zgjedhjeve.

Për këtë u përgjigj nënkryekomisionerja e KQZ-së, Lealba Pelniku e cila tha se në kontratë parashikohet që brenda dy orësh të mbërrijë menjëherë një pajisje tjetër zëvendësuese.

“-Është detyrim kontraktorë dhe është e parashikuar edhe në akte edhe për dy orë duhet të paraqitet një pajisje tjetër dhe të kryehet zëvendësimi i pajisjes.”, u shpreh Pelniku.

(R.G/Faxweb.al)