Një lokal në afërsi të prefekturës së qytetit të Fierit është përfshirë nga flakët masive mesditën e sotme.
Sç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNeës, flakët kanë përfshirë gjithë ambientet e lokalit, ndërkohë që zjarrfikëset kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje.
Punonjësit e lokalit ndodheshin brenda godinës në momentin e rënies së zjarrit, por kanë arritur të dalin në kohë prej aty. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme material ndërkohë që zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e plotë të tyre.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit dhe pritet ekspertiza e grupit hetimor për të hedhur më shumë dritë.
Faxweb.al