Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, në të cilën u diskutuan gjatë problemet me të cilat ky sektor u ndesh gjatë periudhës së pandemisë dhe jo vetëm.
Takimi është bërë publik nga vetë kreu i Partisë Demokratike nëpërmjet një video të postuar në llogarinë e tij në “Facebook”.
Gjithashtu ai ka vizituar një nga farmacitë e kryeqytetit,ku ka bashkbiseduar me punojësit e saj mbi problemet dhe kërkesat që tregu farmaceutik po shfaq sidomos gjatë situatës epidemiologjike.
“Mungesa e protokolleve e ngarkon farmacistin me një përgjegjësi të madhe, ndërsa ky sektor është përjashtuar tërësisht nga menaxhimi i pandemisë. Shqetësim është mungesa e barnave që përdoren për trajtimin e të infektuarve me COVID-19 kryesisht antiviraleve, ndërsa disa prej barnave, që po përdoren me efektivitet në Europë dhe SHBA, nuk janë regjistruar dhe po shiten me kosto shumë të lartë në tregun e Zi.
Trajtimi i COVID ka një kosto të papërballueshme për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare prandaj është emergjente dhe jetike rimbursimi i tyre. Pamundësi po rrezikon jetën dhe shëndetin e shumë qytetarëve në pamundësi.
Farmacitë janë bërë si dyqanet me lista borxh, njerëzit po marrin barna me lista sepse papunësia është rritur fuqia blerëse ka rënë” – ka shkruar Basha në statusin e tij në Facebook vetëm pak minuta më parë.