Nesë në orën 13:30 në GJKKO do të mbahet seanca në lidhje me Jamarbër Malltezin, i arrestuar në lidhjë me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Sakaq për ish kryeministrin Sali Berisha, u vendos detyrim paraqitje dhe ndalim per te udhëtuar jashtë shtetit.

E njëjta masë u dha edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi

Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dyshohet se kanë kryer korrupsion në bashkëpunim me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Malltezi ka përfituar 5.4 milionë euro me kthimin e pronës së ushtrisë, në truall ndërtimi duke i paraqitur këto të ardhura si fitim biznesi, me ndihmën e biznesmenit Fatmir Bektashi, në një kohë që sipas SPAK, nuk kishte kryer asnjë investim. ​​​