Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masen e arrestit ne burg per ish-kryetarin e bashkise se Durrësit Vangjush Dako.
Gjykata refuzoi rekursin e Dakos për nje masë me të lehtë sigurie. Ai mbahet në qeli prej muajit qershor, pasi akuzohet nga SPAK per shpërdorim detyre në dy raste.
Rasti i parë i shpërdorimit të detyrës ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit dhe që u dëmtua nga tërmeti i 2019.
Rasti i dytë i shpërdorimit të detyrës ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Tenderi bëhet fjalë se është realizuar në vitin 2014 – 2015, me vlerë 22 mln lekë.