I qetë dhe me duar në xhepa, kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Ai shoqërohej nga avokati i tij Theodhori Sollaku.
Kujtojmë se më 14 nëntor Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari për falsifikim të formularëve, duke u marrë kështu si i pandehur.
Vendimi u mor vetëm një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ndërpreu mandatin Hajdari si kryebashkiak, edhe pse kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, një dënim të marrë në shtetin grek në vitin 1999.