Shqiptarët shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave mujore për t’u ushqyer, dhe për këtë kryesojmë në Europë.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se kur mesatarja e europiane e shpenzimit për ushqime është 6.3% e prodhimit të brendshëm bruto, në Shqipëri kjo shkon në 31%, duke e renditur vendin tonë të parin në Europë.
Pas Shqipërisë në vend të dytë është Mali i Zi, i ndjekur nga Bosnjë dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Për bukë e drithëra, në Shqipëri shpenzohet 4.3% e PBB-së, nga 1.1% që është mesatarja europiane.
Për qumësht, djathë dhe vezë, shpenzimet janë sërish rekord në 5.1% të PBB-së, nga vetëm 1% që është mesatarja e BE-së.
Shpenzimet rekord janë dhe për vajra e yndyra, në 1.5% të PB-së, nga 0.2% që është mesatarja europiane.
Për fruta e perime shpenzohet 11.8% e PBB-së, sërish më e larta në Europë, nga 1.4% që është mesatarja europiane
Edhe për mishin, Shqipëria kryeson, me shpenzime që arrijnë në 6% të PBB-së, nga 1.4% që është norma.
Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë sa 83.7% e mesatares së Bashkimit Europian, e treta më e shtrenjtë në rajon, pas Serbisë dhe malit të Zi. Më të lirat në rajon janë çmimet në Maqedoninë e Veriut, me 68.2% e mesatares së BE-së.