Nga Erion Murataj

Le të legjitimojmë për një çast gjithçka, copëzat interesaxhije të PD thonë!
Rama është e keqja e madhe e këtij vendi!
Ok! (Edhe pse në fakt mendoj se duhet shtuar “bashkë me Berishën Metën dhe Lulushin”)
Rama gjithashtu minon demokracinë dhe nuk lejon opozitën të përdorë mekanizmat e kontrrollit ndaj qeveriut .
Ok ( edhe pse mendoj se kjo mania e mos lejimit është në barazpeshë të plotë dhe tek të copëzat e “kulluara” të o PD e cila dhe pse s’ka asnje aleat të deklaruar në asnjë nga copëzat veç Likes sepse dhe Nard Ndoka s’po ndihet).
Le të pranojmë dhe shantazhin e pushtetit që të çmonton nëse e sulmon .
Por!
Ç’i pret shqiptarët në krahun tjetër?
E njëjta gjë!
Një lincim i shpifur degjenerues ndaj kujtdo që i lejon vetes të mendoj ndryshe nga njëlloj të panderët shantazhues Berisha,Meta,Luli.
Ska dyshim që Rama e ka bër m**in kala për disa gjëra por në oborrin e tij të paktën nuk ka kuitje alla femër qeni që diskretiton këdo që kalon përtej gardhit.
Dikush do thotë po pse mbrohet Rama ?
Sa për kujtesë dua ti them se: Kur Enveri (Saliu) bënte si i vdekur e çoi Ramizin (Lulin) të qepallohej me Ramën nën vëzhgimin e mprehtë të Adil Carcanit (Like Metës) unë kam qenë nga ATA që e kam sharë Ramën e këta të tre mbarë e prap sepse ishte e qartë që po gatuanin episodin e rradhës së orgjisë së shpifur ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve .
E në çdo rast ngado që përpiqem ta shoh panorama më del e shpifur .
Një gjë është e sigurt!
Të merresh apo jo me politikë në orën e pushimit do të dalin me doemos Enveri , Ramizi , Adili apo djali i Kristaqit.
Zgjedhjen dinë ta bëjnë të zgjuarit .
Nëse ja vlen të shahesh e vritesh për ta apo ti japësh ç’meritojnë njëherë e mirë.