Policia kufitare greke sërish ka njoftuar se rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.
Është marrë vendimi që të lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë kamionë dhe autobusë, nuk do lejohen të qarkullojnë.
Prej disa ditësh fermerët në Greqi nuk i kanë ndalur protestat, ndërsa disa akse janë bllokuar.
Ndërkohë nga Kreta dhe rajone të tjera të vendit janë nisur me automjete drejt kryeqytetit.
Policia greke ka vënë në fuqi masat emergjente për shkak të mobilizimeve të sotme në qendër të Athinës , ndërsa u sugjeron qytetarëve që të shmangin udhëtimin me makinë nëse nuk është e nevojshme.
Përsa i përket rregullave të qarkullimit rrugor, nga mesdita do të jetë në fuqi një pezullim i përkohshëm i qarkullimit përgjatë itinerarit që do të ndiqet nga mjetet bujqësore, konkretisht në seksionin e Athinës Avenue, Achilleos, Sheshi Karaiskaki.
/abcnews.al/