Apartamenti i konfiskuar i ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, do të jepet për shërbime sociale, në ndihmë grupeve dhe komuniteteve vulnerabël.
Asnjë pronë e krijuar me burim kriminal nuk do të dalë më në shitje, për të shmangur rënien e tyre në dorë të personave që u janë konfiskuar. Sakaq, shtoi se sekuestrimi i këtyre aseteve të pajustifikuara, është dëshmi e funksionimit të drejtësisë së re.