Një pikë e këmbimit valutor është grabitur mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Ngjara ka ndodhur rreth orës 20:10, ku autori ende i paidentifikuar, ka vjedhur një shumë parash nën kërcënimin e një armë lodër.

Policia thotë se autori ishte i maskuar dhe i veshur me bluzë te kuqe. Ndër të tjera ofron 5000 euro shpërblim , për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vendosur në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Autori

Pas grabitjes së parave, ai është larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia është vënë ne ndjekje të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.