Milan ka arritur të fitojë në “Bentegodi” kundër Hellas Verona me rezultatin 1-3.

Kuqezinjtë gjetën golin e parë në përfundin të pjesës së parë, ku Theo Hernandez shënoi një gol “solo” në minutën e 44’.

Pjesa e dytë nuk pati surpriza, ku Milan gjeti golin e dytë në minutën e 50’ me anë të Pulisic. Verona u përpoq dhe arriti të ngushtonte rezultatin në minutën e 64’ falë një goli tepër të bukur nga Noslin.

Por kuqezinjtë e Piolit i vendosën kapakun sfidës në minutën e 79’ kur Chukëueze shënoi golin e tretë.

Me këtë fitore, Milan tashmë renditet në vendin e dytë të tabelës së Serie A me 62 pikë, 3 më shumë se Juventus i vendit të tretë dhe 13 pikë më pak se Interi kryesues./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat