Lulja e jaseminit njihet në mbarë botën, jo vetëm për bukurinë dhe aromën, por ajo është pjesë e pandarë e vlerave të bimëve mjekësore.

Kjo lule prej shekujsh zbukuron oborret dhe rrugicat edhe në Shqipëri. AgroWeb.org ju tregon se tani është peridha e lulëzimit madhështor të kësaj peme.

Emri jasemin vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dhurata e Perëndisë”, falë vetive të përkryera që ajo sjell në të mirë të njerëzimit.

Çaji i jaseminit sipas kërkimeve të AgroWeb.org përftohet nga ekstrakti i luleve me aromë e shije të jashtëzakonshme, si edhe nga gjethet.

Çaji i jaseminës është i pasur me antioksidantë siç janë katekina dhe epikatekina që kanë shumë vlera për të gjithë organizmin.

Këto antioksidantë ndihmojnë në uljen e rrahjeve të shpeshta të zemrës, luftojnë sëmundjet e zemrës dhe ulin kolesterolin e dëmshëm.

Vlerat shëndetësore të çajit të jaseminit

Plot antioksidantë

Çaji i jaseminit është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira të cilat shkaktojnë një sërë sëmundjesh.

Ky çaj, raporton AgroWeb.org, përmirëson sistemin imunitar dhe parandalon shfaqjen e sëmundjeve kronike.

Mbron shëndetin e zemrës

Katekina që gjendet në çajin e jaseminit ndihmon në uljen e kolesterolit të keq që është shumë i dëmshëm për arteriet.

Ky antioksidant ul edhe tensionin e gjakut, duke parandaluar kështu sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe stresin oksidues.

Ngadalëson plakjen e organizmit

Antioksidantët tek çaji i jaseminës ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes. Sipas burimeve të AgroWeb.org, ato eliminojnë radikalet e lira që shkaktojnë plakje të parakohshme.

Parandalon zhvillimin e qelizave të dëmshme

Disa studime të kryera në Japoni, tregojnë se polifenolët që luftojnë radikalet e lira, kanë aftësinë të zvogëlojnë shanset e shfaqjes së tumoreve të mushkërive dhe atij të gjirit.

Për më tepër, këto polifenolë ulin gjasat e rishfaqjes së qelizave malinje tek gratë që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale kundër masave të dëmshme të gjirit.

Rregullon qarkullimin e gjakut

Çaji i jaseminit përmirëson qarkullimin e gjakut. AgroWeb.org njofton se rrjedhimisht ai lufton një sërë problemesh si bllokimi i arterieve, tromboza, mpiksjet e gjakut, dëmtimet në tru dhe tensioni i lartë.

Mbron nga diabeti

Çaji i jaseminit mbron organizmin prej dëmeve të shkaktuara nga diabeti. Ky çaj përmbajnë substance që ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së kësaj sëmundjeje.

Largon stresin

Çaji i jaseminit largon stresin dhe ofron qetësim. AgroWeb.org ju tregon se aroma e jaseminës ndihmon organizmin të çlirojë substanca që shkaktojnë një qetësim të menjëhershëm dhe ulin rrahjet e zemrës.

Kundër çrregullimeve të tretjes

Çaji i jaseminit e mban stomakun të shëndetshëm dhe e mbron atë nga radikalet e lira. Antioksidantët që gjenden te ky çaj përmirësojnë edhe lëvizjen dhe funksionet e zorrëve.

Lehtëson dhimbjet e kyçeve

Çaji i jaseminit këshillohet kundër artritit falë aftësive për të luftuar inflamacionin dhe parandalimin e oksigjenimit të panevojshëm të qelizave.

Si të përgatisni çajin e jaseminit

Përbërësit

1 lugë gjelle me lule dhe gjethe jasemini të thara
300 ml ujë
Sheqer, mjaltë ose ëmbëlsues të tjerë

Përgatitja

Zieni ujin në çajnik për 2 minuta. AgroWeb.org ju këshillon të shtoni lulet dhe gjethet e lules së jaseminit dhe lërini të ziejnë së bashku për 2 deri në 3 minuta të tjera.

Hiqeni çajnikun nga zjarri dhe lëreni të ftohet për një minutë. Kullojeni çajin dhe hidheni në filxhan. Hidhni pak nga ëmbëlsuesi i preferuar dhe pijeni.

Kujdesi ndaj çajit të jaseminit

Femrat shtatzënë nuk duhet të pijnë çaj jasemine sepse mund të shkaktojë kontraktime të parakohshme.

Çaji i jaseminës ka përmbajtje të fortë, ndaj nuk duhet pirë me stomakun bosh sepse mund t’ju japë dhimbje./AgroWeb.org