Prokuroria e Durrësit, ka publikuar listën e plotë të pasurive të sekuestruara pas aksionit që solli arrestimin e ish-zv.drejtorit të Kadastrës, Leonard Kadrimit dhe 4 personave të tjerë nën akuzën se kanë tjetërsuar një tokë me sipërfaqe 448 mijë metër katrorë.
Në njoftim bëhet me dije se të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim, me anë të dokumentacioneve të falsifikuara si dhe ndërhyrjes së ish-zyrtarëve, kanë arritur të tjetërsojnë 448 000 m2 tokë nga pasuria e shtetit shqiptar. Nga kjo sipërfaqe 151 000 m2 është pranë universitetit Aleksandër Moisiu.
“Nisur nga ky fakt, ka dyshime se nga ana e personave akoma të paidentifikuar janë konsumuar veprat penale të parashikuara nga nenet 143/3 e 25, 186, 248, 287 dhe 287/b të K.Penal duke sjellë pasoja të rënda, pra tjetërsimin e një sipërfaqe toke në total prej 448,000 m2, e cila ndodhet në Zonën Kadastrale nr.8517, Durrës. Në këto kushte, duke qenë se bëhet fjalë për objekte të cilat mund të vijojnë të tjetërsohen, për të parandaluar pasojat e tjera të mundshme që mund të vijnë nga shitja e tyre ose dhe kryerjes së veprave të tjera penale, nga ana e organit procedues vleresohet se duhet të vendoset sekuestro preventive mbi pronat e mëposhtme. Sipas prokurorisë, disponimi i lirë i këtyre pasurive, mundet që të rëndojë apo të zgjasë më tepër pasojat e veprës penale apo mundet që të lehtësojë kryerjen e veprave të tjera penale”- thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Ndërkohë, janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:
Pasuria nr.67/5, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 38, Sip.20,000 m2 ;.
Pasuria nr.67/6, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 39, Sip.16,000 m2 ;
Pasuria nr.67/7, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 40, Sip.12,000 m2 ;
Pasuria nr.67/8, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 41, Sip.24,000 m2 ;
Pasuria nr.24/4, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 42, Sip.16,000 m2 ;
Pasuria nr.24/5, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 43, Sip.16,000 m2 ;
Pasuria nr.24/6, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 44, Sip.13,000 m2 ;
Pasuria nr.24/7, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 45, Sip.12,000 m2 +57,000 m2 ;
Pasuria nr.67/9, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 46, Sip.16,000 m2 ;
Pasuria nr.13/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 47, Sip.47,000 m2 ;
Pasuria nr.13/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 48, Sip.28,000 m2 ;
Pasuria nr.23/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 49, Sip.19,000 m2 ;
Pasuria nr.23/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 50, Sip.19,000 m2 ;
Pasuria nr.35/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 51, Sip.17,000 m2 ;
Pasuria nr.35/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 52, Sip.16,000 m2 ;
Pasuria nr.45/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 53, Sip.15,000 m2 ;
Pasuria nr.45/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 54, Sip.20,000 m2 ;
Pasuria nr.45/3, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 55, Sip.15,000 m2 ;
Pasuria nr.69/35, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 56, Sip.25,000 m2; dhe
Pasuria nr.69/36, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 57, Sip.25,000 m2.
Ish-drejtori i Kadastrës Leonard Kadrimi në bashkëpunim me dy juristët A.K dhe M.Z me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kanë sjellë fillimisht krijimin e lehtësirave dhe më pas tjetërsimit e plotë të këtyre pasurive.
Konkretisht juristja A.K duke kryer veprime për pasurinë Lirim Xhametës i ka hapur rrugë regjistrimit të një prone në emër të tij në lagjen nr.15 të Durrësit, pra në Spitallë.
Ndërsa juristi Mikel Zaho dhe ish-zv/drejtuesi Leonard Kadrimi dukshëm me veprimet e tyre kanë lejuar tjetërsimin e mëtejshëm të pronës. Rezulton se ata nuk kanë respektuar hallkat e përcaktuara administrative, duke përjashtuar të paktën përgjegjësen e zonës dhe drejtuesin e ASHK nga kontrolli i praktikave të sipërcituara.
Top Channel