Këshilli i Lartë Gjyqësor ngre si shqetësim numrin e lartë të dosjeve të prapambetura dhe që mund të zgjidhet përmes një strategjie kombëtare me bashkëpunimin e të gjitha institucioneve. I dërguari me punë i ambasadës së SHBA-së, David Wisner vlerësoi punën e bërë me reformën në drejtësi, por shtoi se është e nevojshme që të ndërmerren hapa më të vështirë.

“Të gjithë ju keni një punë të vështirë, se duhet ta pranojmë këtë dhe për të bërë përpara është e rëndësishme që ju keni nisur ta bëni. Ky është hapi i parë dhe ndërsa ne jemi duke hyrë në këtë stinë olimpike dhe kur mendon për Shqipërinë është njësoj sikur jeni duke u përpjekur të kaloni nga një person i cili thjesht qëndron ulur në një kolltuk në një atlet olimpik. Është një kohë e shkurtër kur mendohet. Ju keni një punë të vështirë dh të gjithë keni bërë një punë të jashtëzakonshme, por tani mbetet shumë për t’u bërë ne jemi krenarë si amerikanë dhe si ambasada e SHBA këtu se bashkëndajmë vlerat e përbashkëta të demokracisë, të të drejtave të njeriut e  sundimit të ligjit”.

Për drejtuesen e zyrës së Këshillit të Europës, Gulia Re, qëllimi është funksionimi i drejtësisë përmes instrumenteve që duhen.

“Ulja e dosjeve të prapambetura është e qartë. Qëllimi është përmirësimi i efektshmërisë  dhe funksionimi i drejtësisë përmes instrumenteve që duhen në përputhje me konventën europiane të të drejtave të njeriut e në veçanti neni 6; e drejta për një sistem gjyqësor të drejtë. Për 6 vite asistenca jonë ka qenë në shërbim të përdoruesve të gjykatës për të dhënë drejtësi cilësore ndaj qytetarit”.