Sezonin që sapo lamë pas në Kategorinë e Parë, Elbasani u fokusua të ndërtonte një skuadër duke i mëshuar më shumë eksperiencës.
Kjo, duke ditur edhe specifikën e kësaj kategorie, ku dihet se eksperienca ka një rol vendimtar në arritjen e objektivave. Për më tepër, klubi e vendosi si detyrim në fillim të sezonit që do duhej të ngjiteshin me çdo kusht dhe vetëm në këtë mënyrë ky objektiv nuk mund të rrezikohej. Mosha mesatare e lojtarëve kryesorë në skuadër ishte mbi të 30-at dhe me ta në krye skuadra ia doli që të ngjitej në Superiore duke u shpallur madje edhe kampion i kësaj kategorie.
NDRYSHIM STRATEGJIE – Tani me ngjitjen në Superiore, ku kusht nuk është detyrimisht shpallja kampion, por një pozicion që të tentojë Europën, në klub e kanë më të thjeshtë edhe për të bërë afrimet. Burime të besueshme në klubin elbasanas pohojnë për “Panorama Sport” se në merkaton e këtij sesioni veror, përpos kriterit të cilësisë, do të ketë edhe një kriter moshe. Klubi po kontakton të afrojë lojtarë nën 30 vjeç, pasi synon t’i marrë në kulmin e karrierës së tyre dhe të mos i mbajë thjesht për një vit. Sigurisht, në këtë rast pritet të ketë edhe përjashtime nëse bëhet fjalë për ndonjë futbollist të vlefshëm mbi të 30-at. Aktualisht eksperienca nuk i mungon, pasi në organikë ka lojtarë që në të kaluarën janëshpallur kampionë, të cilënduan ta ndërthurin me freskinë. Gjithsesi, për momentin drejtuesit janë duke vëzhguar dhe monitoruar lojtarët qëdalin të lirë nga ekipet e tyreme mbylljen e këtij sezoni.
MERKATO – Afrimi i parëpritet të jetë ai i Bruno Lulajt, sepse futbollisti i Tiranës nuk ka më kontratë mekëtë skuadër dhe është i lirëtë largohet. Në Elbasan ekonsiderojnë si një çështjetë mbyllur dhe mbet etvetëm që palët të zyrtarizojnë marrëveshjen. Sakaq,ditët e fundit ka dalë nëskenë edhe emri i mesfushorit të Korabit, Irgi Kasalla.Vetëm 21 vjeç, krutani kaspikatur këtë sezon dukeshënuar edhe gjashtë golame dibranët. Ai ra në sy tëElbasanit në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, kuedhe shënoi ndaj verdhebluvedhe bëri në tërësi një paraqitje pozitive. Gjithsesi, mbetet për t’u parë edhe deri nëçfarë pike do të shkojnëbisedimet, por ajo që ngrohklubin verdheblu është moshae re e lojtarit dhe cilësia qëka treguar në ndeshjet meKorabin.