Një 39-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka kërcënuar një person përmes rrjeteve sociale.

39-vjeçari K.A dyshohet se nëpërmjet komunikimeve në rrjete sociale, ka kanosur për jetën, një 37-vjeçar, për t’i marrë një shumë parash.   

Mbi 39-vjeçarin rëndon vepra penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie, ndërkohë po vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.