Rusia po përdor agjentë të huaj për të goditur vendet Perëndimore, një shenjë hakmarrje kjo për mbështetjen që vendet e BE-së po i japin Ukrainës.

Vendet Baltike, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë regjistruar përgjatë muajve të fundit incidente të dyshimta ndërsa Shërbimet e Sigurisë në Perëndim janë vënë në gatishmëri të lartë.

Shërbimet e sigurisë në të gjithë Europën janë vënë në gatishmëri të lartë pas kërcënimeve më të fundit që vijnë nga Rusia në lidhje me zjarvënie dhe sabotime të sistemeve energjitike.

Raste të tilla të këtyre sulmeve misterioze janë regjistruar në Baltik, Gjermani dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Kur këtë muaj një zjarr shpërtheu në Vilnius të Lituanisë ishte kryeministri polak i cili tha i pari se ky mund të ketë qEnë një veprim i kryer nga diversant të huaj.

Hetuesit kanë pretenduar tashmë përfshirjen e mundshme ruse lidhur edhe me rastin e një zjarri në Lindje të Londrës, shkatërrimin e qendrës tregtare më të madhe të Polonisë si dhe një përpjekje sabotimi në Bavari dhe raste të mbishkrimeve antisemetike në Paris.

Ndërsa nuk ka ende asnjë provë që të gjitha këto akte të jenë kryer në mënyrë të koordinuar, Shërbimet e Sigurisë besojnë se ato nund të jenë pjesë e një përpjekje sistematike të Moskës për të destabilizuar Perëndimin për mbështetjen që I ka dhënë Ukrainës.

Diversantët e huaj tani më janë më të vështirë edhe për tu gjurmuar për shkak se kontaktet kryesore të tyre me Moskën janë nëpërmjet platformave të caktuara të cilat nuk gjurmohen dhe pagesat ndaj tyre Kremlini i bën në kriptomonedha.

Vetëm përgjatë javës së shkuar Polonia arrestoi 9 persona të cilët dyshohet se ishte në përfshirë në akte sabotazhi me urdhër të autoriteteve Ruse.

Edhe Estonia ka pranuar se është goditur nga aktet e sabotazhit nga agjentë të Moskës ndërsa ka shtuar se kanë arrestuar 8 persona që synonin të sulmonin makinën e ministrit të brendshëm të vendit dhe të një gazetari. Muajin e kaluar edhe Gjermania arrestoi dy shtetas gjermano ruse që po planifikonin të kryenin akte sabotazhe në një bazë ushtarake në Bavari.

Që prej nisjes së luftës Rusi-Ukrainë në shkurt të vitit 2022, marrëdhëniet diplomatike mes Moskës dhe Bashkimit Europian kanë rënë në nivelin më të ulët historik.

/abcnews.al