Kuqezinjtë udhëtuan pasditen e sotme nga Grazi i Austrisë drejt Dusseldorfit, duke u bërë e para skuadër finaliste e Europianit që zbarkon në vendin ku do të organizohet Euro 2024 (14 qershor-14 korrik).

Menjëherë sapo mbërritën në aeroportin e Dusseldorfit, kuqezinjtë u pritën në një atmosferë fantastike.

Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, zyrtarë të UEFA-s, përfaqësues të lartë të aeroportit, por edhe disa fëmijë nga komuniteti shqiptar në qytet, mirëpritën të parët Kombëtaren shqiptare.

Duke i uruar mirëseardhjen dhe suksese në Kampionatin Europian. Menjëherë më pas u bë nisja e delegacionit kuqezi drejt SportCentrum Kaiserau në Dortmund, qendra bazë e Shqipërisë gjatë aventurës gjermane. 

https://youtube.com/watch?v=xZomN8WPybo%3Fsi%3DPRQsjTRd6j494ba-