Publikohen pamjet me dron gjatë aksionit të RENEA dhe policisë së Durrësi ku rrethojnë vilën e Astrit Avdylajt në Shijak. Nga pamjet e publikuara shihet se si forcat RENEA msynë në vilën e kreu të grupit të Shijakut ndërsa ai tenton të arratiset. Avdylaj tentoi të largohet duke u larguar nga pjesa e pasme e banesës, por u vendos në pranga nga RENEA.
Astrit Avdyli, kreu i grupit të Shijakut i njohur dhe me nofkën “i urti”, është arrestuar sot pasi ishte shpallur në kërkim për operacionin “Revanshi” të drejtuar nga SPAK, ku u goditën shtatë grupe kriminale që merreshin me vrasje me pagesë dhe trafik droge.
Ky shtetas është lokalizuar në shtëpinë e tij në Shijak dhe menjëherë është organizuar operacioni për prangosjen e tij.
Mësohet se në momentin e arrestimit dhe bastisjes së shtëpisë ku qëndronte Astrit Avdyli, është gjetur dhe një armë zjarri pistoletë. Dyshimet janë se ajo është pa leje, por këtë pritet ta konfirmojë më vonë Policia e Shtetit.
Ilustrim: Astrit Avdyli, i njohur si “i urti”