Duket se as shëtitjet në natyrë dhe zhytjet në det, lum e përrua, nuk e kanë qetësuar Ilir Metën.
Presidenti i Partisë së Lirisë, në një konferencë për mediat këtë pasdite, ka deklaruar ndër të tjera se kanë tentuar që t’i bllokojnë llogaritë bankare, duke akuzuar qeverinë se po teton të “bllokojë” PL.
E ndërsa shpërtheu në akuza, me tonin e zërit të lartë dhe dorën që e përplaste disa herë fort në tavolinë, Meta i është drejtuar edhe Sekretarit të Përgjithshëm të partisë së tij, Tedi Blushit, duke i thënë se “nuk më dukesh i qartë”, më dukesh i butë”.
“Po ja i bllokuan llogaritë? Do fshehin aferën e Bashës me Ramën? Hë mo Tedi e fshehin dot? Kjo qënie e pështirë që ka marrë peng njerëz të Partinë e Lirisë, me korrupsionin e tyre… Hë mo Tedi, e qartë? S’më dukesh shumë i qartë! Më dukesh shumë i butë”, i thotë ai.
Top Channel