Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Arben Lamçen, i cili është një prej anëtarëve të bandës Copja të Elbasanit dhe u arrestua në 4 gusht të këtij viti.
Nga hetimet ka rezultuar se Lamçja është personi që do të siguronte kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit për llogari të vëllezërve Çopja.
Në dosje thuhet se gjatë periudhës tetor-nëntor të vitit 2020, 50-vjeçari ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit.
Ai kishte takuar një person që do të bashkëpunonte për vrasjen e Dumanit, duke i kërkuar që të mbante nën vëzhgim dhe të informonte për të gjitha lëvizjet e Dumanit.
Gjithashtu rezulton se, Lamçja është personi që administronte edhe një pjesë të shumave monetare që vëllezërit Çopja siguronin nga aktiviteti kriminal dhe më pas këto para i investonte në pasuri të pa luajtshme për të fshehur burimin e tyre./abcnews.al