Një person ka humbur jetën në Durrës, pasditen e sotme teksa udhëtonte me motor.
Mësohet se viktima është një 60-vjeçar i cili udhëtonte me motor, në momentin që ka humbur jetën në aksin rrugor Plepa-Shkozet.
Nga të dhënat paraprake nuk dihet ende nëse 60-vjeçari ka dalë nga rruga apo ka pësuar infarkt.
Lidhur me këtë rast policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur